"Komunikimi, sekreti për një marrdhënie të shëndetshme"
Një martesë e suksesshme varet nga bashkëpunimi i harmonishëm mes burrit dhe gruas. Për të hapur në mënyrë simbolike derën dhe për të përjetuar gëzimet e çmuara të një martese të lumtur, një çelës thelbësor është komunikimi i mirë.
Çfarë përfshihet në komunikimin e mirë?
Çfarë përfshin komunikimi i mirë?
Një fjalor e përkufizon komunikimin si «dhënie ose shkëmbim mendimesh, opinionesh a informacionesh me fjalë, me shkrim ose me shenja». Pra, komunikimi përfshin ndarjen e ndjenjave dhe të ideve me dikë tjetër. Veç kësaj, komunikimi i mirë përfshin gjërat që janë ndërtuese, QE NDIKOJNE POZITIVISHT NE ZGJIDHJEN E CDO MOSMARRVESHJE NE CIFT.
Komunikimi i mirë bëhet i mundur nga konfidenca, mirëbesimi dhe mirëkuptimi reciprok. Këto cilësi vijnë si rezultat kur martesa konsiderohet si një marrëdhënie që zgjat gjithë jetën dhe kur ka vendosmëri të sinqertë për ta bërë të suksesshme atë. Duke komentuar mbi një marrëdhënie të tillë, eseisti i shekullit të 18-të, Xhozef Adison, shkroi: «Dy persona që kanë zgjedhur njëri-tjetrin nga gjithë pjesa tjetër e njerëzimit, me synimin për të qenë ngushëllimi dhe kënaqësia reciproke e njëri-tjetrit, me këtë veprim tregojnë se janë të gatshëm për të qenë me humor të mirë, të hirshëm, të matur, falës, të duruar dhe të gëzuar, për sa i përket mangësive dhe papërsosmërive të njëri-tjetrit, deri në fund të jetës së tyre.» Sa i lumtur është një bashkim i tillë! Këto cilësi ngjashëm xhevahireve mund t’ua stolisin edhe juve martesën, sepse ato mund të jenë tuajat me anë të komunikimit të mirë.
Pengesa për komunikimin e mirë
Shumica e çifteve e marrin me optimizëm martesën, madje me eufori. Por, për shumë prej tyre, euforia shpejt avullon dhe optimizmi shuhet. Siguria mund t’i lërë vendin një përzierjeje të hidhur me zhgënjim, zemërim, armiqësi e madje mospëlqim të fortë. Atëherë martesa bëhet një situatë ku një person thjesht e duron tjetrin «derisa vdekja t’i ndajë». Për të përmirësuar ose për të mbështetur, pra, komunikimin e mirë që është i nevojshëm për një martesë të lumtur, duhen kapërcyer disa pengesa.
Një pengesë e vërtetë për komunikimin e mirë mund të jetë frika se si do të reagojë partneri ndaj njëfarë informacioni ose një dëshire të shprehur. Për shembull, frika për të qenë i refuzuar mund të lindë pasi një partner mëson se në trupin e tij po zhvillohet një paaftësi e rëndë.. Si do t’ia shpjegojë partnerit tjetër se një trajtim mjekësor i ardhshëm do t’i ndryshojë në mënyrë drastike pamjen e jashtme ose aftësinë e funksionimit? Në raste të tilla, komunikimi i ndershëm dhe planifikimi i kujdesshëm për të ardhmen nevojiten si kurrë më parë. Sigurimi me anë të fjalëve për dashurinë e vazhdueshme, së bashku me veprimet e shpeshta të butësisë, do të transmetonin një interes personal që do të ndihmonte për të çuar përpara një martesë vërtet të suksesshme. .
Lëndimi nga fyerja është një pengesë tjetër për komunikimin e mirë. Në mënyrë të përshtatshme është thënë se një martesë e lumtur është bashkimi i dy personave që dinë të falin. Zbatimi i kësaj këshille në vend që të ushqehet zemërim ose mëri kërkon medoemos një komunikim me përulësi. Në një martesë të lumtur, partnerët nuk pengohen vazhdimisht nga zemërimi, grindja dhe mbajtja inat.
Një pengesë e padiskutueshme për çdo lloj komunikimi është trajtimi me heshtje. Ky mund të përfshijë shprehje të zymta, psherëtima të thella, veprime mekanike dhe ndërprerje të komunikimit nga ana e një partneri. Bashkëshorti që vepron në këtë mënyrë po komunikon një formë pakënaqësie. Por ama, shprehja me zë e ndjenjave personale në një mënyrë të hapur e të këndshme bën shumë më tepër për ta përmirësuar martesën, sesa qëndrimi në heshtje dhe me fytyrë të zymtë.
Një pengesë tjetër që duhet kapërcyer për të pasur një komunikim të mirë në martesë është dëgjimi pa vëmendje ose mosdëgjimi fare i bashkëshortit kur flet. Ndoshta jemi tepër të lodhur ose thjesht shumë të zënë me punë, për të mbledhur energjitë mendore dhe emocionale që nevojiten për ta dëgjuar njëri-tjetrin me kujdes. Mund të lindin argumentime për rregullime që janë keqkuptuar, të cilat një partner mendonte se i kishte shprehur qartë, por tjetri këmbëngul se po i dëgjon për herë të parë. Është e qartë se përgjegjësia për këto vështirësi bie mbi komunikimin e dobët.
Si të nxitim komunikimin e mirë
Sa e rëndësishme është të gjejmë kohë për komunikimin e dashur dhe të mirë! Disa kalojnë kaq shumë kohë para televizorit, duke parë jetën e njerëzve të tjerë, saqë nuk kanë shumë kohë për jetën e tyre. Prandaj, shpesh një hap i nevojshëm drejt komunikimit të mirë është mbyllja e televizorit.
Por, ashtu si ka një kohë të përshtatshme për të folur, ka edhe një kohë për të heshtur. Një njeri i mençur tha: «Çdo gjë ka stinën e vet, . . . një kohë për të heshtur dhe një kohë për të folur.» Vërtet, ka edhe fjalë të përshtatshme për t’u thënë. «Sa e mirë është fjala që thuhet në kohën e duhur!» Prandaj, përcakto se kur është më mirë ta thuash mendimin tënd ose ta shprehësh shqetësimin tënd të brendshëm. Pyet veten: ‘A është partneri im i lodhur apo me mendje të qetë dhe të freskët? Mos ndoshta tema që dua të diskutoj mund të shkaktojë shpërthim zemërimi? Cilat fjalë nuk i pëlqyen bashkëshortit herën e fundit kur folëm mbi këtë çështje?’
Është mirë të mbahet mend se njerëzit reagojnë më mirë kur mund të kuptojnë se si do të kenë dobi ata nga bashkëpunimi ose përshtatja me një kërkesë. Nëse mes partnerëve ka lindur njëfarë tensioni, njëri prej tyre mund të jetë i prirur të thotë: «Ka një gjë që më shqetëson dhe do ta ndreqim tani në vend!» Sigurisht, fjalët e sakta që do të përdoren do të varen nga rrethanat, por mund të jetë më mirë të thuhet diçka e ngjashme me këtë: «I/e dashur, kam menduar gjatë për çështjen, për të cilën diskutuam më parë dhe se si mund të rregullohen gjërat.» Cilën mënyrë komunikimi do të kishte më shumë të ngjarë të vlerësonte bashkëshorti yt?
Tamam, mënyra se si thuhet diçka është shumë e rëndësishme.
Për disa çifte, një atmosferë e shkëlqyer për komunikim mund të krijohet nëse bëjnë së bashku ndonjë punë në shtëpi. Një bashkëpunim i tillë mund të nxitë ndjenjën e bërjes së gjërave së bashku, ndërsa siguron edhe kohë për biseda të këndshme. Për bashkëshortë të tjerë, kalimi i njëfarë kohe në qetësi së bashku, duke qenë vetëm, pa u përpjekur për të bërë ndonjë punë, është më mirë dhe nxit më shumë komunikimin e mirë.
Shpesh, mund të mësohen shumë gjëra duke vërejtur se si komunikojnë me njëri-tjetrin çiftet e përshtatura mirë. Çfarë i ka bërë që të jenë kështu? Ka shumë të ngjarë që harmonia dhe lehtësia me të cilën komunikojnë të ketë ardhur si rezultat i përpjekjeve personale, i durimit dhe i konsideratës së dashur për tjetrin. Ndoshta edhe atyre vetë u është dashur të mësojnë shumë gjëra, sepse martesat e lumtura nuk bëhen automatikisht. Pra, sa e rëndësishme është të marrësh parasysh pikëpamjen e partnerit, të kuptosh nevojat e tij ose të saj dhe t’i zbutësh situatat që mund të bëhen tensionuese, me fjalë të matura. Prandaj, nëse je i/e martuar, puno për të qenë një person me të cilin është kënaqësi të jetosh dhe një person të cilit mund t’i kërkosh me lehtësi falje. Kjo do të ndihmojë shumë për ta bërë martesën tuaj të lumtur.
24 comments
http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/ – Buy Amoxicillin Amoxicillin yfr.fzvy.edua.al.nvl.re http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/
http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/ – Amoxicillin Amoxicillin 500mg Capsules cus.hunk.edua.al.axh.ew http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/
http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/ – Amoxicillin Amoxicillin 500 Mg cmb.lzwi.edua.al.roo.jc http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/
http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/ – Amoxicillin Amoxicillin mlj.jzfa.edua.al.aac.wx http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/
http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/ – Amoxicillin 500 Mg Amoxicillin Online nbr.july.edua.al.ioz.de http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/